Radhë të gjata për kartën shëndetësore, të moshuarës i bie të fiktë

Nga Rita Strakosha

Në dispanseri në Tiranë vazhdojnë radhët e gjata për marrjen e kartës së re shëndetësore. Me dhjetëra persona presin në radhë, shumica e tyre të moshuar. Të moshuarit, të sëmurë apo jo, duhet të paraqiten vetë dhe të presin me orë të tëra, për të marrë kartat. Një prej të moshuarve, Tushe Rama, me 2 herë ishemi cerebrale, i ra të fikët në radhë dhe shenjat e hematomave janë të dukshme në fytyrën e saj.

Tushe Rama

Të moshuarit e tjerë me keqardhje e kanë futur pa radhë e ajo më në fund u pajis me kartën shëndetësore.

Një e moshuar tjetër, Ylvie Jahjaga, 83 vjeçe, tregon se është dita e 4-t që pret në radhë. “Të premten sporteli u mbyll në orën 12, të enjten u prish sistemi elektronik i lëshimit të kartave, të mërkurën nuk u punua në sportel, sepse ishte mitingu i Partisë Demokratike. Çfarë faji kemi ne se ka miting PD-ja?” ankohet Ylvija.

Radha te Dispanseria, Tiranë

Radha te Dispanseria, Tiranë

Një pedagoge në radhë në dispanseri thotë se është java e dytë që e harxhon në radhë dhe nuk mbaron punë. E njëjta situatë është në gjithë sportelet ku lëshohen kartat. Në poliklinikën nr.4 një nënë me vajzën e sëmurë akute thotë se nuk po arrin ta vizitojë vajzën dhe t’i japë ilaçet për shkak se nuk ka nxjerrë kartën e re të shëndetit.

Zgjatja e afatit të lëshimit të kartave shëndetësore duket e arsyeshme në këtë situatë mbingarkese pune për sportelet e kartave.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak