Rakacolli: Spitali Infektiv i izoluar, me hyrje të veçanta

Në komunikimin e sotëm për shtyp Rakacolli u shpreh se edhe pse në Spitalin Infektiv ka të shtruar dhe pacientë të tjerë që nuk janë infektuar me koronavirus, kjo nuk përbën një problem sepse katet e spitalit janë krejtësisht të izoluara, me hyrje të veçanta.

“Spitali Infektiv është ndërtuar me konceptin e spitaleve infektive që në të njëjtën kohë mund të ketë sëmundje që transmetohen nga njëri te tjetri, për këtë arsye katet janë krejtësisht të izoluara, me hyrje krejtësisht të veçanta.

Për këtë arsye, kati i parë i spitalit Infektiv është për momentin vetëm në dispozicion të të sëmurëve me COVID. Në katet e tjera ndodhen për momentin 4 pacientë të shtruar në total, nuk kanë asnjë lidhje, as personeli që shërben te kati i parë nuk ka lidhje me ta, e me shtimin e rasteve, të dyja katet e spitalit infektiv do të shndërrohen në një spital COVID.

Nëse do kemi një prurje më të madhe që këto dhoma nuk do ta përballojnë do shohim si opsion vendosjen e çadrave jashtë spitaleve”, u shpreh zv.ministrja Rakacolli.

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur