Rama baba për herë të dytë, Linda shtatzënë 4 muajshe

linda rama 3Linda Rama është shtatzënë? Madje lajmi është konfirmuar se ajo është në muajin e 4-të të shtatzanisë. Duket se thashthemet rreth shtataznisë së Linda Ramës, gruas së kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Ramës tashmë është konfirmuar. Mediat kosovare prej më shumë se një jave ngrenë dyshime mbi një shtatzëni të mundshme të bashkëshortes së kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Lajmi se ai mund të bëhet baba për herë të dytë, u publikua në mediat kosovare shoqëruar me një pikëpyetje nga mbrapa, duke qenë se asnjë nga njerëzit afër Ramës nuk e konfirmon si të mirëqenë. Ato çka i bënë mediat të dyshojnë për një shtatzëni të mundshme, ishin vizitat e shpeshta që Linda Rama mësohet të ketë bërë tek gjinekologu. Nga ana tjetër, përkëdheljet dhe përkujdesja e Edit që Linda të mos pinte alkool në asnjë prej eventeve (promovimi i librit të Xhungës dhe ditëlindja e kryetarit të Kuvendit, z.Ilir Meta), ku ishin të pranishëm gjatë javës së shkuar, i shtuan dyshimet. Siç thonë të pranishmit, Edi i ka përkëdhelur barkun Lindës, gjatë festës së ditëlindjes së kryeparlamentarit. Njerëzit që e njohin thonë sakaq se kohët e fundit Linda ka shtuar pak në peshë. Përveç publikimeve në media, lajmi ka qarkulluar si thashethem edhe në rrjetet sociale.

Mediat kosovare
Dy agjencitë kosovare të lajmeve, “Indeksonline” dhe “Zëri”, kanë publikuar një javë më parë lajmin se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Pas tyre, lajmi është përhapur me shpejtësi marramendëse në të tjera forume online. Sipas këtyre portaleve, prej disa ditësh qarkullojnë zëra se bashkëshortja e kryeministrit mund të jetë shtatzënë. Mediat kosovare shkruajnë se këto zëra nuk janë konfirmuar ende, por gjithsesi janë burime informacioni që vijnë pranë çiftit kryeministror. “Mesa duket, zonja Linda Basha ka bërë një vizitë gjinekologjike për të kuptuar arsyen pse kohët e fundit kishte pasur marrje mendsh”, shkruan “Zëri”. Një moment debulese zonja Linda ka pasur edhe gjatë një pritjeje në Ambasadën e Kosovës në datën 17 shkurt, me rastin e 6-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Të pranishmit kanë rrëfyer se Linda është ndjerë keq dhe është mbajtur në krahun e të shoqit. Edi dhe Linda Rama janë martuar tri vite më parë. Të dy janë prindër, Edi me një djalë (Gregori), ndërsa Linda me një vajzë (Rea), nga martesat e mëparshme. 

Postime të ngjashme

Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës