Rama dhe Arvizu në Lezhë, përurojnë zyrat e pritjes në spital

Rama-ArvizuKryeministri Edi Rama dhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu morën pjesë sot në mesditë në ceremoninë e përurimit të zyrave të pritjes pranë spitalit të Lezhës. Ky investim vjen në kuadrin e projektit të financuar nga USAID, “Mbështetje e Reformës në Shëndetësi”, i pasqyruar rregullisht nga gazeta “Shëndet+” në çdo fazë të tij.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se ky projekt  është shembulli i parë i transformimit të pikave të kontaktit të shtetit me qytetarët. Sipas tij, mjekët dhe infermierët janë të kënaqur nga pagat me taksimin e ndershëm. “Ky është një fillim i ri për sistemin shëndetësor”, u shpreh kryeministri. Ai deklaroi se qeveria do të vazhdojë të mbështesë shëndetësinë duke e quajtur taksimin progresiv një të mirë që u është bërë mjekëve.

“Ky është një fillim i ri për sistemin shëndetësor, ku tashmë qytetarët do të marrin një shërbim më të mirë. Sot shikoj fytyra të qeshura të mjekëve, pasi ka filluar taksimi i ndershëm dhe, siç duket, mjekët janë të kënaqur. Ne me politikat tona do vazhdojmë të mbështesim sistemin shëndetësor me qëllim që ai të ndryshojë”, tha Rama.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim