Rama dhe Beqaj “harrojnë” ligjin antiduhan (Video)

Kryeministri i vendit dhe ish-ministri i Shëndetësisë duket se e “kanë harruar” ligjin për të cilin ata kanë kërkuar me çdo kusht që të zbatohet: Ligjin Antiduhan.

Në një video të publikuar nga ish-deputeti Eduart Ndocaj shfaqen kryeministri Rama me ish-ministrin Beqaj në një tavolinë me disa persona të tjerë, ku njëri prej tyre është duke pirë duhan brenda ambienteve të një lokali.

Sipas një ligji të miratuar në vitin 2014, është e ndaluar pirja e duhanit në ambiente të mbyllura, ndërkohë që kush thyen ligjin gjobitet me 5000 lekë të reja për duhanpirësit dhe deri në 3 milionë për pronarët e lokaleve.

Kujtojmë se në vitin 2015, në Ditën Botërore Pa Duhan, ministri i asaj kohe i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është vlerësuar me Çmimin më të lartë dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për kontrollin e duhanit, si shenjë e vlerësimit për përpjekjet në luftën kundër epidemisë së duhanit dhe për mbrojtjen e  shëndetit publik.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet