Rama: Kush duhet të vaksinohet me dozën e tretë kundër COVID

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të premte një informacion sa i takon vaksinimit të qytetarëve me dozën e tretë kundër COVID.

“Mirëmëngjes dhe me këtë informacion të dobishëm për kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën 3 AntiCovid, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Aty citohen kushtet e vaksinimit me këtë dozë, kategoritë dhe koha e marrjes së vaksinës.

Doza e tretë rekomandohet për personat mbi 60-vjeç dhe disa kategori të tjera, 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë. Kush duhet të vaksinohet me dozën e tretë?

Të gjithë personat mbi 60-vjeç me sëmundje kronike
Personeli shëndetësor
Personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë
Personat mbi 18 vjeç me sëmundje të caktuar

Kur duhet të marrin dozën e tretë?
Jo më herët se 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve