Rama merr vendimin drastik: Mbyllet çdo restorant, bar, klub, në Tiranë dhe Durrës

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Kryeministri Rama ka njoftuar mbylljen e të gjitha restoranteve, bareve dhe klubeve në Tiranë dhe Durrës.

Postimi i plotë:

NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në Tiranë dhe Durrës!

Kjo nuk është kohë pushimesh dhe argëtimesh jashtë shtëpisë, po kohë lufte. Dhe kjo luftë fitohet vetëm duke kufizuar lirinë tënde, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës dhe duke ruajtur familjen tënde nga kontaktet e tua me jashtë!

FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE!

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025