Kryeministri Edi Rama ka publikuar përmbledhjen e një raporti të ndërtuar në bazë të denoncimeve të bëra nga qytetarët në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Shëndetësia është një ndër sektorët ku janë denoncuar më shumë raste korrupsioni dhe eksperienca negative të qytetarëve.
Më saktësisht, janë bërë 78 denoncime të korrupsionit të mjekëve, infermierëve, mungesës së medikamenteve dhe neglizhencës apo keqtrajtimit në dyert e spitaleve apo qendrave shëndetësore.
Rama ka publikuar gjithashtu edhe një listë me emra zyrtarësh, që janë denoncuar nga qytetarët për praktika negative në ushtrimin e detyrës, ndër to edhe emra mjekësh dhe infermierësh, ku bie në sy mjeku Mentor Petrela, i cili është cilësuar si ndër 100 neurokirurgët më të mirë në botë.
Ja cilët janë disa nga mjekët të përfshirë në “listën e zezë” të Ramës!
- Josif Dena Mjek Berat
- Roel Zoga Mjek Fier
- Iliriana Agolli Mjeke Paskuqan
- Mentor Petrela Neurokirurgjia
- Flora Hoxha QSH njësia 7
- Ardit Lame QSUT
- Fabiola Haxhiaj Spitali Memaliaj
- Ediola Braha Spitali Tepelenë
- Erjon Neurolog Spitali Vlorë
- Bruna Mersini Spitali Vlorë


