4.9 milionë fëmijë nën 5 vjeç kanë humbur jetën gjatë 2024! OBSH: Të investohet në kujdesin shëndetësor parësor

Rreth 4.9 milionë fëmijë vdiqën para se të mbushnin pestë vjeç në vitin 2024, sipas vlerësimeve të reja të Kombeve të Bashkuara, një shenjë se progresi për të ulur shkallën e vdekshmërisë foshnjore po ngecej edhe para shkurtimeve të buxhetit global të ndihmës vitin e kaluar.

Shumica e vdekjeve ishin të parandalueshme me akses më të mirë në kujdesin shëndetësor dhe ndërhyrje me kosto të ulët për sfida të tilla si ndërlikimet nga lindja e parakohshme ose sëmundje si malaria, thanë UNICEF, Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe divizioni i popullsisë i OKB-së, i cili hartoi raportin.

Vdekjet e parandalueshme të fëmijëve janë më shumë se përgjysmuar që nga viti 2000, thanë agjencitë, por progresi është ngadalësuar që nga viti 2015.

Në vitin 2022, shifra ishte gjithashtu 4.9 milionë, atëherë një rekord i ulët; në vitin 2023, ishte 4.8 milionë. Ndërsa numri i vitit 2024 duket se tregon një rritje, agjencitë thanë se të dhënat janë llogaritur ndryshe në dy vitet e ndryshme dhe nuk mund të krahasohen drejtpërdrejt.

Sipas OBSH, nevojitet që mbijetesa e fëmijëve të bëhet përparësi politike dhe financiare, me angazhim politik nga vendet me barrë të lartë për të mobilizuar burimet e brendshme dhe për të përmirësuar aksesin në shërbime cilësore të bazuara në prova, të përballueshme për të gjithë;

të përqendrohet tek ata që janë në rrezik më të lartë, veçanërisht nënat dhe fëmijët në Afrikën Subsahariane dhe Azinë Jugore, si dhe në mjedise konflikti dhe të brishta;

të forcojë llogaridhënien për angazhimet ekzistuese për të zvogëluar vdekjet e nënave, të porsalindurve dhe fëmijëve, duke përfshirë mbledhjen transparente të të dhënave, ndjekjen dhe raportimin; dhe

të investohet në sistemet e kujdesit shëndetësor parësor për të parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar shkaqet kryesore të vdekjes tek fëmijët, duke përfshirë edhe përmes punonjësve të shëndetit në komunitet dhe kujdesit të kualifikuar që në lindje.

Postime të ngjashme

Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Ministrja e Shëndetësisë: Nga shtatori, Check-Up mund ta bëjë çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Rritet ndjeshëm konsumi i barnave, në tremujorin e parë të vitit
Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim
E rëndë/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen penalisht dy mjekë pediatër