Rama publikon “listën e zezë” të abuzuesve në administratë, mes tyre 10 emra mjekësh

Kryeministri Edi Rama ka publikuar përmbledhjen e një raporti të ndërtuar në bazë të denoncimeve të bëra nga qytetarët në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Shëndetësia është një ndër sektorët ku janë denoncuar më shumë raste korrupsioni dhe eksperienca negative të qytetarëve.

Më saktësisht, janë bërë 78 denoncime të korrupsionit të mjekëve, infermierëve, mungesës së medikamenteve dhe neglizhencës apo keqtrajtimit në dyert e spitaleve apo qendrave shëndetësore.

Rama ka publikuar gjithashtu edhe një listë me emra zyrtarësh, që janë denoncuar nga qytetarët për praktika negative në ushtrimin e detyrës, ndër to edhe emra mjekësh dhe infermierësh, ku bie në sy mjeku Mentor Petrela, i cili është cilësuar si ndër 100 neurokirurgët më të mirë në botë.

Ja cilët janë disa nga mjekët të përfshirë në “listën e zezë” të Ramës!

  • Josif Dena Mjek Berat
  • Roel Zoga Mjek Fier
  • Iliriana Agolli Mjeke Paskuqan
  • Mentor Petrela Neurokirurgjia
  • Flora Hoxha QSH njësia 7
  • Ardit Lame QSUT
  • Fabiola Haxhiaj Spitali Memaliaj
  • Ediola Braha Spitali Tepelenë
  • Erjon Neurolog Spitali Vlorë
  • Bruna Mersini Spitali Vlorë

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet