Rama: Rritje page me 40% për mjekët dhe 15% për arsimtarët

Në komunikimin e javës për ekonominë, kryeministri Rama ka konfirmuar se tashmë është zyrtar lajmi i rritjes së pagave për mjekët dhe për arsimtarët.

Rama bëri të ditur se për mjekët do të ketë një rritje prej 40%, ndërsa për arsimtarët 15%.

“Komunikimi i javës për ekonominë. Sot mund të japim zyrtarisht lajmin për rritjen e pagave për të gjithë bluzat e bardha dhe arsimtarët. Janë dy kategori që meritojnë gjithmonë më shumë dhe që në këto kushte, pavarësisht të gjitha shtrëngesave të krijuara nga tërmeti dhe pandemia, kemi detyrimin që t’iu japim sot një mbështetje të fortë për të shpërblyer mundin, angazhimin me dy kategori shoqërore.

Paga për bluzat e bardha do të rritet 40%, kjo është rritja më e lartë, ndërsa paga për arsimtarët do të rritet 15%.

Me një numër punonjësish në sektorin publik, që është më i vogël, sesa numri i punonjësve në sektorin publik në vitin 2013, fondi i pagave është rritur nga 450 mln dollarë në 710 mln dollarë sot, duke përfshirë edhe rritjen e sotme”, u shpreh Rama.

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU