Rama: Shëndetësia, pjesa më e vështirë e kantierit të reformave dhe ndryshimit

Edi Rama

Edhe pse kanë kaluar tre vjet nga qeveria Rama, kryeministri nuk e fsheh se shëndetësia vijon të mbetet reforma më e vështirë për t’u zbatuar. Nga Divjaka, ku inaguroi poliklinikën që do t’i shërbejë 34 mijë banorëve të qytetit, Rama deklaroi se “Shëndetësia është ndoshta dhe pjesa më e vështirë e gjithë kantierit te madh të reformave të ndryshimit në vend, por padyshim që po hidhet një bazë e rëndësishme”.

Lidhur me investimin më të ri Rama thekson se ”Në Divjakë sot çeli dyert një poliklinikë e standardeve evropiane me pajisje bashkëkohore dhe shërbim të plotë 24 orë; ku përveç shërbimeve tradicionale të mjekut të familjes dhe shërbimit të kontrollit bazë shëndetësor, përfshihen edhe shërbimet e specializuara të kardiologjisë, okulistikës, otorino-laringologjisë, pediatrisë, imazherisë etj”.

Ndërkohë, një vit nga fillimi i check up-it falas në rajonin e Lushnjës, në 17 kabinete janë kryer rreth 21 000 vizita të kontrollit mjekësor bazë./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak