Raport mjekësor për menstruacionet? Nuk është një e drejtë ekstra, ka gra që shtrohen në spital

Propozimi i Braçes ngjalli debat në opinionin publik ku disa ishin pro dhe disa kundër. Paneli i ftuar në Vila24 me moderatore Anila Çelën gjithashtu ishte i ndarë në pro dhe kundër.

Aktivistja për të drejtat e grave në Maqedoni, Rita Behadini dha opinion e saj duke theksuar se kjo nuk është një kërkesë luksi.

“ Unë mendoj se po trajtohet sikur gratë po kërkojnë një trajtim luksi, kjo është diçka që gratë e kalojnë çdo muaj, nuk duhen marrë përvoja personale të secilës pasi nuk përfaqësojnë shumicën.

Ka gra që gjatë ciklit menstrual shtrohen në spital. Po trajtohet sikur po na jepet diçka ekstra, arsyeja pse po flitet kaq vonë është pasi ne jemi udhëhequr nga burra. Mund të abuzohet me këtë por dhe patjetër mund të rregullohet”- tha Behadini.

Eksperti i ekonomisë Pano Sako theksoi se problemi i vetëm që unë shoh është abuzimi.

“Nëse paketohet si iniciativ ligjore duhet menduar mirë, duhen plotësuar hallkat e funksionimit. Nuk është një rëndesë ekonomike për ekonominë pasi mendoj se jo të gjitha do ta marrin lejen. Ajo që unë shoh si problem është abuzimi”- tha Sako për News24.

 

Burimi: balkanweb.com

Postime të ngjashme

Dita Botërore e Diabetit, Rama: Me buxhetin 2026 për shëndetësinë mbështetet depistimi falas
Këto janë burimet më të mira të vitaminës C
5 hapa të thjeshtë për ta filluar ditën me energji çdo ditë
Çfarë duhet të pini për të lehtësuar dhimbjet e stomakut
Çfarë i ndodh trupit tonë kur nuk hamë mjaftueshëm fruta dhe perime
Reparti i Kirurgjisë transferohet te Materniteti, gjinekologët bojkotojnë punën: Rrezikohet shëndeti i grave
Ky vend ndalon pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007
Tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, qarku me rënien më të lartë