Raporti: Abuzimet në shëndetësi shkojnë mbi 54 milionë lekë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një raport auditimi, ku thotë se dëmi financiar në sektorin e shëndetësisë për vitin 2017 është 54 milionë e 585 mijë lekë.
Kjo është shifra e publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas 6 auditimeve të kryera në këtë sektor, krysisht në Ministrinë e Shëndetësisë, Qendrën Spitalore Universitare, Spitalet e Vlorës, Elbasanit dhe atë psikiatrik në Vlorë, si dhe Fondin e sigurimeve.
KLSH thotë ky dëm vjen kryesisht nga prokurimet në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa shton se në këtë ministri ka abuzime të fondeve edhe në lidhje me pagat e punonjësve.
Këto të dhëna u bënë të njohura gjatë një takimi ku merrnin pjesë kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Avokati i Popullit dhe përfaqësues të ILDKPI-së, me qëllim për të rritur transparencën në sektorin e shëndetësisë, që paratë e planifikuara për këtë fushë, të shkojnë tek qyetari ./Top Channel

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë