Raporti i OECD, Çobo: Nënushqyerja ndikon në aspektin nervor të fëmijëve dhe tek hormoni i rritjes

Nxënësit në Shqipëri, që kanë një ekonomi të dobët, për pasojë kanë dhe rezultate të dobëta në mësime. Një raport i OECD, nxjerr në pah se 82% e nxënësve nuk kishin nota të kënaqshme, sidomos në matematikë.

“Kanë më pak besim tek shkolla, janë më pak të motivuar për të ecur përpara, kanë pamundësi për të plotësuar boshllëqe në mësime, nuk marrin pjesë në aktivitete jashtëshkollore. Tregon se tek ata ka humbur besimi, motivi për të mësuar dhe këmbëngulja për të dalë me çdo kusht nga varfëria. Ka familje të varfra që arsimin e kanë si drita në fund të tunelit”, tha sociologia Entela Binjaku.

Nutricionistët thonë se grupmosha më e prekur është ajo deri më 15 vjeç. Kequshqyerja ndikon në zhvillimin e tyre, duke sjellë dhe një përqëndrim më të ulët në mësime.

“Ushqyerja ka një rëndësi shumë të madhe dhe nënushqyerja ndikon në aspektin nervor, performancën në shkollë, motorrike dhe atletike, janë të më pafuqishëm, nënushqyerja ndikon në boshin hormonal, ne ndikojmë tek hormoni i rritjes. Fëmijët nuk ushqehen sa duhet sidomos në pjesën e parë të ditës, ku mëngjesi apo mesvakti janë kryesore për të rritur performarcën në mësime”, tha Matina Çobo, nutricioniste për Euronews.

Vendi ynë ka përqindjen më të lartë në Rajon dhe Europë, për nxënës të varfër.

Postime të ngjashme

13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë