Raporti/ Në Shqipëri dhe Kosovë është shtuar korrupsioni

Shqipëria shënon rënie të lehtë për vitin 2018, sipas Treguesit të Perceptimit të Korrupsionit, të organizatës Transparency International

Perceptimi i Korrupsionit për vitin 2018 tregon që, dështimi i vazhdueshëm i shumicës së vendeve për të kontrolluar në mënyrë domethënëse korrupsionin po kontribuon në kriza të demokracisë përqark botës. Ndërsa ka përjashtime, të dhënat tregojnë që pavarësisht progresit, shumica e vendeve po dështojnë për të bërë përpjekje serioze kundër korrupsionit.

Indeksi që rëndit 180 vende për sa i takon perceptimit të nivelit të korrupsionit në sektorin publik sipas ekspertëve dhe njerëzve që bëjnë biznes, përdor një shkallë nga 0 tek 100 ku 0 është shumë i korruptuar dhe 100 është shumë i pastër. Më shumë se 2/3e vendeve shënojnë poshtë 50 pikë për vitin 2018, me një mesatare prej vetëm 43 pikë.

Në Raportin e publikuar në dt. 29 Janar 2019, për vitin 2018, Shqipëria renditet në vendin e 99 nga 180 vendet e vlerësuar, duke u vlerësuar me 36 pikë nga 100 pikë. Në krahasim me vitet 2017-2016, Shqipëria ka humbur 2-3 pikë.

Sipas Raportit, Shqipëria si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian u rrit me pesë pikë në pesë vitet e fundit, duke u zhvendosur nga 31 pikë në vitin 2013 në 36 pikë në vitin 2018, por ka rënë me 2 pikë nga viti i kaluar. Shkak për këtë rënie është ngërçi politik që bllokoi disa reforma anti-korrupsion për të ecur përpara. Me një sistem gjyqësor që po rivlerësohet dhe një kornizë institucionale anti-korrupsion të plotësuar, mbetet të shihet nëse Shqipëria do të përmirësojë rezultatin e saj në të ardhmen, thuhet në Raportin e Transparency International për vitin 2018.

Burimi: https://www.transparency.org/cpi2018?fbclid=IwAR0EA2S7Q5JCzRq7RNYSVRFJa4JoHoIQS4xACR–_18AmJqK1FysRQ6NXjk

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni