Raportimi në komision, si gënjen Ilir Beqaj për konçensionin e Check Up (VIDEO)

komision

Pas ditësh të tëra debat për zhvillimin e një seance dëgjimore me ministrin Beqaj lidhur me kontrollin shëndetësor falas, debati u zhvendos në Komisionin e Shëndetësisë. Përplasja opozitë-mazhorancë erdhi përmes  akuzave dhe mosbesimit të opozitës ndaj informacionit të mundësuar nga ministri Ilir Beqaj.

Pasi deklaroi se e kishte njoftuar prej ditësh të paraqitej në Komisionin e Shëndetësisë, për të dëshmuar lidhur me kontrollin falas të shëndetit, kryetarja demokrate Albana Vokshi e pyeti ministrin Beqaj lidhur me studimin mbi të cilin është bazuar kontrata me kompaninë koncesionare.

Dokumentacionin e kërkuar nga komisioni, ministri Ilir Beqja thotë se gjendet në faqen web të ministrisë që drejton. Pyetjes për ekzistencën e një studimi mbi të cilin është bazuar kontrata koncesionare, Beqja i referon relacionin e vendimit të këshillit të ministrave, ndaj pyetjen ia shtruan ndryshe.

Pasi shpjegoi se volumi vjetor prej 475 mijë personash ishte i domosdoshëm nga ana logjistike për të përballuar ushtrimin financiarisht, ministri dha shifrat e kërkuara.

Edhe pse deklaron se shifra dysheme prej 475 mijë pacientësh erdhi për arsye logjistike financiare për përballimin e projektit, duke lënë të mendohet se buxheti për shifrën dysheme është shpenzuar, ministri deklaron se me rritjen e fashës së moshës që përfiton nga ky shërbim, buxheti nuk do të rritet.

Me fashën e re 310 mijë vetë më shumë mund të kontrollohen. Parashikohen 550 mijë kontrolle.

Kaq mjaftoi që opozita, përmes kryetares së komisionit Albana Vokshi, ta akuzojë ministrin Beqaj se i bëhet zëdhënës kompanisë koncesionare.

Sipas opozitës, paratë e paguara ndaj kompanisë koncesionare për 110 mijë pacientë më shumë nga taksat e shqiptarëve, duhet të ishin kthyer.  Si faktor në shifrat e ulëta të kontrollit shëndetësor, ministri Beqja nuk harron të ripërsërisë dhe akuzën e mazhorancës, e cila i vesh demokratëve fajin e numrit të ulët të kontrolleve. Për socialistët ky është edhe rezultat i propagandës kundër check-up të drejtuar nga selia blu./Abc News

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç