Reagim për mungesën e medikamenteve në QSUT

Rrjeti i Shoqatave të Pacientëve #PROPACIENTIT shpreh shqetësimin për mungesat e ilaceve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” – QSUT.

Pro Pacientit shpreh shqetësimin sidomos për mungesën për një kohë të gjatë (prej disa javësh) të ilaceve jetëshpëtuese në Shërbimin e Onkologjisë.

Patologjitë e rënda që trajtohen në këtë shërbim, kërkojnë një vëmendje posacme nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pasi mungesa e terapisë së nevojshme mund të sjellë pasoja të rënda madje dhe vdekjerurëse për të sëmurët dhe shëndetin e tyre.

Pro Pacientit kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që të ndërrmarë veprimet e nevojshme për sigurimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të barnave në QSUT, për të garantuar që këto barna esenciale të mos mungojnë asnjëherë.

Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e MSHMS të ndërmarrë të gjitha masat e përcaktuara me ligj për realizimin e veprimeve të duhura me qëllim mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në kujdesin shëndetësor.

Ligji për Shëndetësi parasheh ofrimin e shërbimeve shëndetësore gjithëpërfshirëse dhe jo diskriminuese me standarde të barabarta në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët, duke siguruar kështu standardet gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.

Përmes këtij reagimi, ProPacientit kërkon nga institucionet përgjegjëse që urgjentisht të reagojnë dhe të sigurojnë që qytetarët e vendit se do ti gëzojnë këto të drejta të garantuara me ligj.

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë