Reagojnë mjekët: Po mbartim në kurriz shkarkesat psikike të një populli të dëshpëruar

qsut1Rasti i kirurgut të Durrësit që u dhunua nga të afërmit e një pacienti ngjalli jo pak reagime midis bluzave të bardha. Këta të fundit u solidarizuan me mjekun e dhunuar.  Tritan Kalo, mjek infeksionit pranë QSUT-së thekson faktin se “nuk duhet të kujtohemi për asnjë çast të dalim në përkrahje të kolegëve, vetëm kur ndodhin ngjarje të tilla aspak të pëlqyeshme” dhe se “dinjitetin e kemi fituar përditë me punë vetëmohuese dhe politikbërësit tanë nuk munden për asnjë çast ta nëpërkëmbin atë”.

Lidhur me deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë e cila u shpreh se dënonte ashpër dhunën ndaj bluzave të bardha ka reaguar Gëzim Xhepa, pedagog i Fakultetit të Mjekësisë e njëkohësisht kirurg plastik pranë QSUT-së. Ai thekson faktin se e njëjta ministri, që me të ashtuquajturën luftë antikorrupsion inkurajon dhunimin e gryksëve të bardha, aktualisht kërkon vendosjen e drejtësisë”. “Deri kur, si komunitet profesional do të pranojmë dhunimin dhe denigrimin nga të gjithë ngjyrat politike dhe do të mbartim në kurriz shkarkesat psiqike të një populli të dëshpëruar” .

 Përgatiti për “Shëndet+”: Denisa Canameti

Postime të ngjashme

Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave