Reagon Petrit Vasili: Studimi serioz i TFL shfaq simptomat e rënda të shëndetësisë

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot pas studimit të prezantuar nga Shoqata Together for Life.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili mbështet rezultatet e këtij studimi, duke e vlerësuar situatën si problematike, si dhe ka propozuar ndërhyrjet e menjëhershme.

Më poshtë postimi i deputetit Vasili…

Largimi masiv i mjekëve, sistemi kombëtar shëndetësor ne rrezik.

Largimi masiv i mjekëve,dekurajimi,demotivimi, venia pa te drejtrnen shenjestren e stigmes publike,varferimi i sherbimeve dhe mungesa e nje qasje te thelle e te muremenduar qeveritare per zgjidhjen e problemit si dhe kenaqja me zgjidhje siperfaqesore koheshkurtra te ngarkuara me publicitet te larte artificial,po e cojne sistemin kombetar shendetesor ne nje rruge pa krye.

Ky udhekryq kerkon zgjidhje bindese, te shpejta ku te marrin pjese vete mjeket per daljen nga ky moment i rrezikshem krize pa kthim. Terheqja pa paragjykime e cdo kualiteti profesional per te arritur te zgjidhja do te ishte jetik per te shpetuar sistemin shendetesor sot djd oa humbur kohe pasi neser do te ishte teper vone.

Shoqata “Together for Life” e mbështetur nga Friedrich Ebert Foundation ka realizuar një studim ku gjetjet e këtij studimi jane teper te rendesishme,shume serioze dhe cfaqin hapur simptomat e renda te semundjes sistemike te shendetesise shqiptare:

1.Largimi i mjekëve mbetet një faktor shqetësues, i cili përjetohet nga 78% e mjekëve

2.Vihet re një tendencë për largim e mjekëve me gradë shkencore, 40% e të cilëve e konsiderojnë të rëndësishëm largimin e tyre nga Shqipëria.

3.Në fakt, 71% e mjekëve shprehen se mjekët kritikohen më shumë seç duhet në Shqipëri.

4. 77% e mjekëve e vendosin veten tek më të keqpaguarit në sistemin shëndetësor

5. 50% e mjekëve mendojnë se e ardhmja në Shqipëri nuk është e sigurt.

6.Pesimiste duket situata ndërkohë që 61% e mjekëve mendojnë se besimi i tyre në sistemin shëndetësor nuk do të ndryshojë para se të largohen nga vendi.

Situata eshte teper e qarte eshte koha per te vepruar.
Sistemi kombetar shendetesor eshte nje pergjegjesi madhore qe kalon kufijte e politikes,kufijte e ndarjes se saj dhe protagonizmin pa vend.
Ndaj mendjehapja ne vendime per te mbrojtur sistemin shendetesor do te thote shume thjesht te mbrosh mijra jete njerezish,e kunderta do te ishte fatale dhe cdo lloj shpjegimi me pad do te ishte pa vlere,pa dobi dhe pa kuptim.

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme