Reagon QSUT: Ja si lihen takimet te Qendra e Konsultave

konsulte (2)Denisa Canameti
QSUT ka vendosur të reagojë lidhur me radhët e gjata të krijuara në qendrën e re të konsultave (Lexo këtu). Pas bërjes publike të problemeve në këtë qendër, QSUT bën publike edhe mënyrën se si qytetarët duhet të lënë takimet e tyre me mjekun. Lexoni më poshtë deklaratën e plotë:
“Në vijim të paqartësisë së shprehur ditët e fundit, nga qytetarët që marrin shërbimin pranë Qendrës së Konsultave në QSUT, sipas të cilave qytetarët mund të bëjnë prenotimet në këtë Qendër vetëm përmes njërës prej kompanive të telefonisë celulare, QSUT informon:
“Siç kemi njoftuar edhe më parë, publikisht, të gjithë qytetarët që kërkojnë të prenotojnë një vizitë në Qendrën e Konsultave në QSUT, mund ta bëjnë këtë duke zgjedhur njërën prej këtyre mënyrave:
1. Të telefonojnë FALAS në numrin e gjelbër 08002828, nga NUMRAT FIKS nga shtëpitë e tyre.
2. Ata qytetarë që dëshirojnë të bëjnë prenotimin duke telefonuar nga një numër celular, mund ta bëjnë duke telefonuar në numrin telefonik të Zyrës së Informacionit të Qëndrës së Konsultave +355 42 34 92 17.
3. Ata qytetarë që dëshirojnë ta bëjnë prenotimin e tyre nëpërmjet internetit, mund ta bëjnë duke hyrë në adresën www.qsut.gov.al / rezervo konsulten ambulatore.
4. Prenotimi mund të bëhet edhe direkt në Zyrën e Informacionit pranë Qëndrës së Konsultave, nga ora 10:00 – 16:00, ku operatori në këtë zyrë do t’ju lehtësojë rezervimin e konsultës tuaj, sipas disponueshmërisë në sistemin e rezervimit.
Ju lutemi ndiqni këto mënyra, për të marrë shërbimin në Qendrën e Konsultave Ambulatore.”

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi