Reagon QSUT: S’e dimë kur do t’i kemi ilaçet për fëmijët me kancer

femijet me kancer3

Arlinda Gjypi, shendeti.com.al

Pas thirrjes së organizuar më datë 13 korrik 2016 nga shoqata “Together for Life” ku prindër të fëmijëve me kancer kërkuan sigurimin e ilaçeve për fëmijët e tyre, ka reaguar edhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Njoftimi QSUTNë njoftimin për shtyp thuhet  lidhur me barin L-Asparaginazë se “me gjithë përpjekjet e vazhdueshme dhe fondin e vendosur në dispozicion në dy vitet e fundit, procedurat e zhvilluara për prokurimin e barit L-Asparaginase për vitet 2015-2016 kanë dështuar në mënyrë të përsëritur për shkak të mospjesëmarrjes në garë të asnjë prej kompanive farmaceutike që e tregtojnë këtë bar”.

QSUT e mbyll njoftimin me shprehjen se “vijojnë përpjekjet për sigurimin e këtij bari në këtë shërbim”, duke mos dhënë kështu asnjë shpresë për fëmijët e sëmurë.

Prindërit e fëmijëve me kancer ngritën zërin për mungesat e ilaçeve në pavionin e Onkohematologjisë në Shërbimin e Pediatrisë, QSUT. Vogëlushët e tyre kanë jetën në rrezik në rast të mossigurimit të ilaçeve nga shteti. Vetë prindërit njoftuan se ilaçi kishte disa javë që nuk gjendej më as në farmacitë jashtë spitalit, çka do të thotë se nuk e blinin dot askund.

Thirrja e tyre publike ka nxitur shumë njerëz që të ofrojnë para për blerjen e medikamenteve që u duhen këtyre fëmijëve. Ndërkohë nga ana e spitalit nuk jepet asnjë zgjidhje teksa mjaftohet me “vijimin e përpjekjeve prej dy viteve”, pa dhën asnjë siguri për të ardhmen.

“Thirr për fëmijët me kancer” u organizua nga shoqata “Together for Life” në bashkëpunim me gazetën “Shëndet+” dhe prindërit e fëmijëve të sëmurë me kancer. Qëllimi ishte ushtrimi i presionit për sigurimin e medikamenteve për fëmijët e sëmurë me kancer, sipas legjislacionit në fuqi. Thirrja u mbështet nga shumë prindër, shoqëria civile, mediat, si dhe nga shumë persona të njohur.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni