Reagon shefi i urgjencës: Infermieres nuk iu cenua vendi i punës (Video)

Denisa Canameti / Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+

Shefi i Urgjencës së Kirurgjisë pranë QSUT-së, Myzafer Kacaj ka folur në lidhje me ngjarjen e ndodhur para dy ditësh në QSUT, ku infermierja e këtij spitali tentoi vetëvrasjen pasi mori urdhrin për transferim nga puna.

Infermierja me inicialet A.P, 38 vjeçe, punonte në Urgjencën e Kirurgjisë në QSUT dhe përmes një urdhri duhet të transferohej në repartin e djegie-plastikës po në këtë spital.

Mjeku Kacaj pranon që infermierja ka tentuar t’i japë fund jetës pasi ka marrë urdhrin për një lëvizje paralele brenda QSUT-së.

“Në një moment të caktuar, që është bërë një lëvizje paralele, infermierja ka bërë një tentativë për vetëvrasje. Nuk dimë nëse ka pasur ndonjë simptomë të mëparshme. Këtë do ta zbulojë koha”, shprehet mjeku për mediat.

Sipas tij, drejtoria e QSUT-së ka bërë disa lëvizje kohët e fundit me qëllimin përmirësimin e punës në QSUT dhe për t’ju gjendur sa më parë pacientit.

“Personeli ka lëvizur nga një sektor në tjetrin, brenda QSUT-së, pa cënuar asnjë personel për përjashtim nga puna. I gjithë personeli mjek dhe ai infermieror i QSUT-së kur ka filluar punë ka marrë një vendim dhe ka kërkuar që të punojë në QSUT me një kontratë të caktuar, nuk ka kërkuar që të punojë në një sektor derisa të dalë në pension. Kjo është e paligjshme. Infermieria ka kaluar në një sektor paralel, sektor që janë superspecialë nuk preken asnjëherë”, shton ai.

Infermierja ka tentuar vetëvrasjen në kushte shtëpie dhe nuk dihet akoma çfarë substance ka përdorur. Fatmirësisht gjendja e saj është përmirësuar dhe është nën vëzhgimin e mjekëve.

Për infermieren, shefi i Kirurgjisë thotë se ka qenë një personel i mirë, i edukuar, punonte me rregulla, me norma dhe zbatonte ato që kërkonte drejtoria dhe rregullorja e QSUT-së./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak