Në sallën e reanimacionit të kardiologjisë është sjellë aparati i angiografisë. Ky aparat pritet që shumë shpejt të përurohet. Por ashtu siç ndodh rëndom, deri ditën e përurimit spitali kthehet në një ambient grumbullimi plehrash. Ky fakt është denoncuar nga vetë mjekët në rrjetet sociale. Këta të fundit e shikojnë këtë sjellje si të papërshtatshme. “Të mbash ambientet e pastra dhe të rregullta, janë vetëm pjesë e propagandës dhe jo detyrë ndaj pacientëve”, shprehet njëri prej tyre./D.C.
Reanimacioni i Kardiologjisë, dyndje plehrash dhe papastërtie


