Reçeli i hithrës – receta e guximshme

Hithra është një nga barishtet më të preferuara të shqiptarëve. Vlerat e saj e bëjnë hithrën të pazëvendësueshme në shumë receta. Ndërkohë që jemi mësuar ta konsumojmë hithrën si çaj, supë ose në produkte brumi, AgroWeb.org ju ka treguar se barishtja mund të përdoret edhe si verë. Në këtë artikull do t’ju tregojmë për një variant më të ëmbël të hithrës; reçelin e saj.

Në fakt, bëhet fjalë për një revolucion të mirëfilltë në tryezën e ngrënies. Reçeli i hithrës në krahasim me marmelatat apo reçelrat e tjerë me sheqer është jo vetëm i lehtë dhe i thjeshtë në gatim, por një alternativë shumë më e shëndetshme.

Receta e reçelit të hithrës

  • 350 gramë gjethe hithre. (Sasia e rekomanduar varion nga 300 gramë deri në 400, sipas shijes së preferuar)
  • 1 kg sheqer
  • 500 ml ujë
  • 1 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët e të grirë hollë.
  • 1 limon
  • 1 ose 2 qese pektinë

Udhëzime për përgatitjen e reçelit

Këpusni vetëm majat e hithrave, nëse nuk dëshironi që reçeli të ketë shijen e tokës. Pasi të keni mbledhur gjethet e sipërme të hithrave, lajini me ujë të ftohtë. Mos harroni të vishni doreza që mos t’ju djegë lëkura. Tufat e hithrave hidhini në një tenxhere të madhe, shtoni ujë dhe sheqer si dhe lëkurën e lëngun e një limoni të plotë. Shtoni edhe xhenxhefilin dhe përziejini së bashku nën një temperaturë mesatare. Vazhdoni përzierjen deri sa sheqeri të jetë shkrirë mirë dhe lëngu të ziejë për 10 minuta.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Në këtë mënyrë, hithrat do të lëshojnë aromën dhe vlerat e tyre në lëng. Ftohja e lëngut duhet të vazhdojë gjatë natës ose për të paktën 12 orë. Më pas lëngun duhet ta filtroni me një kullesë, ose një napë në mënyrë që të përfitoni një lëng të kulluar dhe të kthjellët. Lëngun e pastër hidheni sërish në tenxhere dhe lëreni të ziejë sërish për pak. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni pektinën pluhur dhe më pas ziejeni sërish për disa minuta deri sa lëngu të trashet dhe të kthehet në reçel.

Shurupin hidheni në kavanoza qelqi të sterilizuar dhe më pas konsumojini sipas dëshirës. Reçeli i hithrës është një shoqërues mjaft interesant si për gatimet e ëmbla, ashtu edhe për ato të kripurat përfshirë mishin e qengjit, derrit, djathin e dhisë apo djathëra të tjerë./AgroWeb.org

Postime të ngjashme

5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar