Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Personi që krijoi këtë recetë dhe e bëri publike është një murgeshë e famshme e quajtur Hildegard Von Bingen, e cila jetoi 800 vjet më parë dhe vdiq kur ishte 81 vjeç. Më vonë, receta e saj për problemet e zemrës është studiuar nga shumë mjekë dhe është botuar në veprat e tyre me shkrim.
Kjo murgeshë këshillon se receta “madhështore” duhet të jetë e pranishme në çdo familje, pasi mund t’ju japë efekte të mrekullueshme. Kjo recetë është popullarizuar nga herbalistja Maria Treben, autore e librit “Shëndeti Përmes Farmacisë së Perëndisë”.
Ky ilaç natyral ka rezultuar i suksesshëm në të gjitha rastet e sëmundjeve të zemrës. Ja si ta përgatisni:
- 10 gjethe majdanoz të freskët
- 1 litër verë të kuqe ose të bardhë
- 2 lugë gjelle uthull
- 300 gram mjaltë natyral
Vendosni majdanozin e freskët në një litër verë dhe shtoni 1-2 lugë uthull. Lereni të ziejë për 10 minuta në ngrohje të ulët. Më vonë, shtoni 300 gram mjaltë dhe lereni të ziejë edhe për katër minuta. Vendoseni përzierjen në shishe të sterilizuar dhe mbylleni mirë. Konsumoni çdo ditë një lugë çaji nga kjo përzierje dhe problemet e zemrës do të kurohen shumë shpejt!
Burimi: http://goodmorningcenter.com/


