Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Kjo mënyrë është përdorur që kohë më parë nga gratë turke për të përmirësuar pamjen e fytyrës dhe për të reduktuar në
minimum rrudhat. Miku më i mirë i femrave turke për të trajtuar fytyrën, ka qenë vaji i arganit. Ai ka veti të fuqishme anti-plakje për shkak se në përbërjen e tij gjenden acide të ngopura dhe të pangopura yndyrore si acid linoleik, acid alfa-linolenik dhe acid oleic. Vaji i arganit përmban gjithashtu minerale dhe vitaminë E. Acidet yndyrore esenciale të këtij vaji parandalojnë inflamacionin e lëkurës dhe promovojnë forcimin e indeve gjithashhtu.
Gjithçka që duhet të bëni, është të lyeni fytyrën në mëngjes dhe në darkë para se të flini me vaj argani. Në mëngjes masazhojeni lehtë fytyrën me këtë vaj dhe lëreni për 20 minuta. Në darkë, lyjeni fytyrën dhe mbajeni gjatë gjithë natës. Trajtimi duhet të zgjasë 15 ditë. Pas 15 ditësh mund ta përdorni vajin vetëm një herë në ditë.
Sigurohuni që po përdorni vaj argani 100% dhe jo të përzier me elemente të tjera./ Burimi: steptohelath


