Receta e mëngjesit: Sanduiç me vezë, djathë dhe spec të kuq djegës

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Përbërësitsanduic me veze

  • 4 feta bukë gruri
  • 4 lugë çaji vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 1 ¼ filxhanë me spec të kuq djegës të prera shumë hollë
  • 1 ¼ filxhanë me qepë të kuqe të prera shumë hollë
  • 3 thelpinj hudhre, të grira
  • 1 lugë gjelle qumësht me 1% yndyrë
  • ½ lugë çaji kripë
  • ¼ piper të zi
  • 7 vezë, të rrahura lehtë
  • 1 copë djathë mozarela (mbushni ¼ e filxhanit me djathin e copëtuar)
  • ¼ filxhan me gjethe të freskëta majdanozi

Përgatitja: 

  • Ngrohni thekësen e bukës paraprakisht dhe thekni bukën në të dyja anët
  • Më pas vendosni në zjarr një tigan që nuk ngjit. Shtoni 2 lugë çaji vaj në tigan (përhapeni që të mbulojë të gjithë tiganin). Hidhni specat, qepën dhe i përzieni për tre minuta derisa të fillojnë të zbuten. Më pas e hiqni tiganin nga zjarri.
  • Në një enë tjetër bashkoni qumështin, kripën, piperin, vezët dhe djathin dhe i përzieni me një rrahëse vezësh.
  • Përzierjen e përgatitur e hidhni në tigan së bashku me dy lugë të tjera vaj ulliri.
  • Lëreni të ziejë për dy minuta derisa të skuqen vezët.
  • Në fund i vendosni të dyja recetat e përgatitura sipër fetave të bukës, dhe i spërkatni me pak majdanoz për t’iu dhënë një aromë të mirë.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!