Receta e panetones së Krishtlindjeve me fruta të thata

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: D.Bardhi

Panetonja është ëmbëlsira më e preferuar e Krishtlindjeve. Megjithëse është ëmbëlsirë italiane edhe ne e kemi përqafuar si ide, që ëmbëlsira karakteristike e Krishtlindjeve është panetonja.

Ja si të përgatisni panetone vetë në shtëpi:

Përbërësit:

panetone1 kg fruta të thata të përziera si rrush, qershi, portokall, kumbull, kajsi, mollë etj.

1 gotë lëng portokalli

1 gotë lëng limoni

150 ml konjak ose rum

250 gr gjalp i shkrirë

200 gr sheqer ngjyrë kafe (ose të bardhë)

175 gr miell

100 gr bajame të prera në feta të holla

½ lugë pluhur pjekje

1 lugë kanellë

1 majë luge karafil pluhur

4 vezë të mëdha

1 lugë ekstrakt vanilje

Në një tigan me zjarr të ngadaltë hidhni konjakun ose rumin, gjalpin, frutat e thata dhe sheqerin, lërini të ziejnë për 5 minuta. Më pas hidheni masën e krijuar në një tas të madh dhe lëreni të ftohet në temperaturën e ambientit për 30 minuta.

Pasi masa të jetë ftohur hidhni me ngadalë miellin, pluhurin e pjekjes, lëngun e limonit, lëngun e portokallit, kanellën, karafinin, vaniljen dhe vezët, të gjithë përbërësit përziejni sëbashku derisa të formohet një miell i butë dhe elastik.

Merrni një enë të rrumbullakët në formën e kekut dhe lyejeni me gjalp dhe hidheni brumin. Sipër brumit shtoni bajamet e prera në feta të holla. Futeni panetonen të piqet për 25 minuta në temperaturën 180 gradë.

Ju bëftë mirë dhe Gëzuar Krishtlindjet!

Burimi: BBC Good Food

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme