Receta efektive që trajton dhimbjet e kurrizit, gjunjëve dhe këmbëve

Pështati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Receta natyrale që do t’ju paraqesim më posht,ë është shumë efektive në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve e gjymtyrëve. Përbërësi kryesor i kësaj recete është xhelatina. Ajo përmban 2 lloje amino-acidesh, prolinë dhe hidrosiprolinë, të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin e indit lidhor. Xhelatina u jep forcë nyjeve dhe muskujve të zemrës, përmirëson metabolizmin dhe shëndetin e lëkurës.

dhimbje kurriziPërbërësit:

150 gr xhelatinë organike (e ngrënshme)

500 ml ujë i ftohtë

Metoda e përgatitjes: hidhni xhelatinën në 500 ml ujë të ftohtë dhe përziejni mirë. Mbulojeni gotën dhe mbajeni në frigorifer gjatë gjithë natës. Xhelatina gjatë kësaj kohe do të formojë një pelte.

Përdorimi: pijni këtë ilaç natyral të nesërmen në mëngjes me stomakun bosh. Kësaj përzierje mund t’i shtoni një lugë mjaltë për të rregulluar shijen. Kjo metodë redukton dhimbjet në 7 ditë. Trajtimi duhet të zgjasë për 1 muaj dhe mund të ripërsëritet pas 6 muajsh./ Burimi: steptofhealth

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit