Receta elektronike për barnat e rimbursueshme

Duke filluar nga data 1 Shkurt 2017, mjekët në Qendrat Shëndetësore të Tiranës nuk do të përdorin më recetën letër për barnat e rimbursueshme, por vetëm atë elektronike.

Mjeku pajis pacientin me një kod që përbëhet nga 5 karaktere dhe me këtë kod pacienti i drejtohet farmacisë. Receta e tij, pra çka mjeku i ka përshkruar në recetë për sëmundjen që ka, identifikohet nga kodi 5 shifror që pacienti i paraqet farmacisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aplikimi i recetës elektronike bën të mundur ngushtimin e hapësirës korrupsion në rimbursime si dhe rrit transparencën, nëpërmjet monitorimit kompjuterik të problematikave të shëndetit publik.

Javën e kaluar janë trajnuar 317 mjekë të familjes së Kujdesit Shëndetësor Parësor (urban dhe rural) të Tiranës për përdorimin e recetës elektronike.

Faza e dytë e trajnimeve, do të vijojë në vendet e punës në Qendrat Shëndetësore deri në fund të muajit Janar. Këto trajnime janë të akredituara nga QKEV-ja, kredite këto që përfitohen pa pagesë./ shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç