Receta më efektive për trashjen dhe rritjen e flokëve

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

maske per flokeÇdo femër dëshiron flokë të trashë, me shkëlqim dhe të shëndetshëm. Kjo do të thotë se shprehja “flokët janë gjysma e bukurisë” është e saktë. Kështu që nëse doni që flokët të kenë trashësinë, gjatësinë dhe shkëlqimin e duhur atëherë zgjidhjen e keni në shtëpi. Metoda që do t’ju paraqesim është natyrale dhe mjaft efektive.

Trajtimi me qepë jep rezultate të shpejta (thuajse për një muaj) dhe dermatologët thonë se kjo metodë nuk ka efekte anësore në lëkurën e kokës apo në flokë. Qepët përmbajnë squfur, element i cili stimulon prodhimin e kolagjenit dhe është shumë i rëndësishëm në rritjen dhe dendësinë e flokëve.

Metoda me qepë është shumë e thjeshtë. Merrni 2 kokrra qepë dhe shtrydhini. Me lëngun e krijuar masazhoni kokën nga rrënja deri tek majat dhe mbajeni për 15 – 60 minuta. Pastaj shpëlajeni. Kjo metodë këshillohet të aplikohet 3 herë në muaj./ Burimi: steptohealth

 

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave