Shekuj më parë, orizi është përdorur nga gratë japoneze si një përbërës me efekte të shkëlqyera për lëkurën. Ai përmirëson prodhimin e kolagjenit në lëkurë, e mban lëkurën më elastike dhe e mbron nga dëmtimi i diellit sepse është një antioksidant i shkëlqyer dhe përmban acid linoleik dhe squalen.
Në këtë postim do t’ju paraqesim një recetë maske me bazë orizi e cila rigjallëron lëkurën, e bën atë më të ndezur dhe zbut dukjen e rrudhave.
Përbërësit: 3 lugë oriz, 1 lugë gjelle qumësht, 1 lugë gjelle mjaltë.
Përgatitja: zieni orizin dhe kullojini ujin. Vendoseni orizin e zier në një tas dhe shtoni një lugë qumësht të nxehtë dhe 1 lugë mjaltë. Përziejni mirë përbërësit.
Para se të aplikoni maskën, pastrojeni dhe thajeni mirë fytyrën. Aplikojeni maskën në lëkurë të thatë dhe lëreni të thahet mbi lëkurë. Kur të thahet, hiqeni maskën dhe lajeni fytyrën me ujin e orizit (të zier). Uji i orizit do të rigjallërojë lëkurën dhe do ta hidratojë atë. Ai përmirëson qarkullimin, shmang daljen e shenjave apo akneve në lëkurë dhe lehtëson inflamacionin. Lëngu i orizit është mjaft i mirë për lëkurë të shëndetshme sepse ka veti antioksidante dhe shëruese. Për të arrirë rezultate të dukshme, ju duhet ta aplikoni këtë maskë 1 herë në javë.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthonlinecentral


