Receta ruse për të gjitha sëmundjet

Kjo pije është një recetë tradicionale ruse, ajo është një pije e thartë dhe është mjaft e dobishme për shkak të përbërësve që ka. Këto përbërës aktivizojnë funksionin e mëlçisë, veshkat dhe zorrët. Kjo recetë përbëhet nga fermentimi i bukës së ndenjur dhe/ose panxharit.

Disa hulumtime mjekësore tregojnë se pirja e këtij lëngu me panxhar pengon zhvillimin e tumoreve malinje, pastron mëlçinë dhe trupin nga toksinat, redukton kapsllëkun dhe problemet e tjera me zorrët.

receta ruse (panxhar)Përbërësit:               

– kavanoz qelqi 3 litra (ose një tenxhere prej balte do të ishte dhe më mirë, nëse ju gjendet një e tillë)

– 700 gr panxhar

– 2 lugë miell ose 2 copa thekër e vjetër ose bukë e zezë

– 200 gr sheqer ( ju mund t’i shtoni mjaltë ose sheqer diabetik)

– 100 gr rrush i thatë

Përgatitja:

Qërojeni panxharin dhe priteni në kubikë të vegjël, vendosini ato në një kavanoz të pastër. Shtoni rrushin e thatë, 2 lugë miell dhe 200 gr sheqer (ose mjaltë). Mbusheni kavanozin me ujë të ftohtë (që e keni valuar më parë), disa përdorin ujin e lakrës turshi ose hirrë.

Mbylleni kavanozin  me mbulesë plastike, ose garzë dhe lëreni në një vend të ngrohtë për 6-7 ditë. Tundeni kavanozin 2 herë në ditë, në mënyrë që të hiqni shkumën kur është e nevojshme.

Pas 7 ditësh, kullojeni lëngun me anë të një garze dhe ju do të përfitoni lëngun e panxharit. Pjesën tjetër mund ta hidhi.

Shija e këtij lëngu do jetë pak acide, e kripur dhe e vrazhdë, por shumë e këndshme për trupin. Pini 3 lugë, 3 herë në ditë para ushqimit. Pas kurës mund të bëni një pushim 3 mujor për ta ripërsëritur trajtimin. Lëngun mbajeni në frigorifer.

Shënim: Kjo pije nuk është e rekomanduar për njerëzit që kanë probleme me veshkat, me traktin gastrointestinal. Ju duhet të konsultoheni me mjekun përpara se ta përdorni këtë kurë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

(http://ëëë.healthonlinecentral.com/beetroot-yeast-the-best-russian-recipe-for-all-diseases-it-saves-after-chemotherapy-and-remedies/)

Postime të ngjashme

Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës