Recetë gatimi: Biskota me tërshërë

Përbërësit:

  • Një gotë e gjysmë uji me tërshërë
  • 1 filxhan me miell
  • 1 filxhan me arrë kokosi të thatë dhe të paëmbëlsuar
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • Gjysëm luge çaji me kripë
  • 1 lugë çaji me kanellë
  • 1 gotë uji me sheqer kaf
  • 100 gr. gjalpë
  • 1 lugë çaji vanilje
  • Qumësht sa nevojitet
  • Fruta të thata sipas dëshirës.

Përgatitja:

  • Merrni një enë dhe në të hidhni tërshërën, miellin, arrën e kokosit, sodën e bukës, kripën dhe kanellën. Përziejini së bashku.
  • Në një enë tjetër rrihni gjalpin me sheqerin kaf dhe më pas shtoni dhe vaniljen. E gjithë masa duhet të bëhet kremoze dhe e butë.
  • Më pas përpunojini të gjithë përbërësit së bashku me duar deri sa të formoni një brumë të mirëfilltë biskotash.
  • Shtoni qumështin dhe më pas provojini nëse mund të përgatisni toptha të vegjël në dukje të thatë por të ngjitshëm.
  • Topthat duhet t’i përgatisni ngadalë me duar dhe me pëllëmbë që të formoni masën e duhur rrumbullake e të njëtrajtshme.
  • Më pas vendosini në një tepsi ku keni shtruar një letër pjekjeje dhe piqini biskotat për 15 minuta në 180°
  • Pas pjekjes pjesët anësore të biskotave duhet të jenë të forta ndërsa sipërfaqja të ketë marrë ngjyrën kafe.
  • Biskotat duhet të jenë të buta por jo aq sa të shkërmoqen në dorë. Hiqini nga furra dhe lërini të ftohen./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin