Recetë gatimi: Makarona me Pesto borziloku

Nga Blerina Bombaj, dietologe

Makarona me Pesto Borziloku

1/4 kupë stika pishe

1 thelpi hudhër, e grirë

1/3 kupë djath parmixhano

2 kupa gjethe borziloku

1/2 kupë bizele

1/4 kupë vaj ulliri

1/2 lugë caji kripë

Piper i zi, sipas shijes

225gr. makarona

Vendosini stikat e pishës në furrë, përreth 10-12 minuta, në 150gradë.  Bëni bashkë, në një mikser, stikat e pishës, borzilokun, hudhrën, djathin parmixhano, bizelet dhe vajin e ullirit. Lërini derisa të jenë grirë. I shtoni edhe 1/4 kupë ujë. Në fund, marinojeni me kripë e piper të zi.

Pasi të keni gatuar makaronat sipas udhëzimeve në paketim, i kulloni dhe i bashkoni me salcën e përgatitur më parë.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin