Recetë gatimi: Patate me vezë dhe brokoli

Recetë gatimi nga dietologia Blerina Bombaj

Për 6 racione

  • 1 lugë të madhe vaj ulliri
  • 3 qepë të njoma të prera hollë për së gjati
  • 12 vezë shkurte
  • 350gr patate të vogla
  • Kripë, pipër
  • 400gr brokoli
  • 2 lugë të mëdha vaj ulliri
  • 1 lugë të madhe lëng limoni
  • 2 lugë të mëdha majdanoz të grirë hollë

Për salcën me acuge

  • 55 gr acuge të konservuara në vaj
  • 2 hudhra
  • 55gr stika pishe ose bajame të bardha
  • 100ml vaj ulliri
  • lëngun e ½ limoni

Përgatitja

  • Vini në zjarr një tigan dhe hidhni vaj ulliri. Shtoni qepët e njoma dhe i gatuani pak deri sa të zbuten por të mos humbin ngjyrën.
  • Zieni fort vezët e shkurtës për 4minuta, më pas i kulloni.
  • Për të përgatitur salcën e acugeve, hidhni acuget, hudhrat dhe stikat në një blender. Filloni t’i grini dhe i shtoni gradualisht vajin e ullirit. Sipas shijes i shtoni lëngun e limonit. Na duhet një përbërje kremoze. Nëse ju del shumë e trashë, mund ta holloni me pak ujë.
  • Zieni patatet në ujë me pak kripë sa të zbuten.
  • Hiqni kërcejtë nga brokoli dhe i zieni në avull.
  • Kulloni patatet dhe i bashkoni me brokolin, vajin e ullirit, lëngun e limonit, majdanozin, qepët e gatuara, kripën dhe piperin.
  • Hiqni lëvozhgat nga vezët, dhe i përzieni me përbërësit e tjerë.
  • I shtoni përsipër pak krem me acuge dhe pjesën tjetër te tij e ofroni në një kavanoz në mënyre që gjithkush të marrë aq sa dëshiron.
  • E shërbeni të ngrohtë.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?