Përbërësit:
- 7-8 kungulleshka
- 2 kokrra vezë
- 1 tufë majdanoz
- Piper i zi
- Rigon
- Arra
- 1 hudhër
- 2 lugë gjelle miell
- Kripë
- 1 lugë kafeje sodë buke.
Përgatitja:
Në një enë hedhim të gjithë përbërësit, pasi i kemi grirë kungulleshkat në rende. I përziejmë mirë sa të bëhet masa homogjene. Nga ana tjetër vëmë tiganin me vaj të nxehet. Pasi është nxehur vaji, hedhim masën me lugë, pasi është e lëngshme. Qoftet me kungulleshka mund t’i shoqëroni me salca të ndryshme.
Ju bëftë mirë!
Burimi: Love of cooking / Shendeti.com.al


