Recetë gatimi: Si të përgatisni qofte me mish të grirë

Blerina Bombaj, dietologe

Përbërësitqofte

  • 200 gr mish të grirë (të zgjedhur pa dhjamë)
  • 200 ml qumësht
  • 2 feta të holla buke
  • Pak speca të kuq
  • 1/2 qepë të grirë hollë
  • pak spec të kuq pluhur
  • një tufë majdanoz
  • 1 vezë
  • kripë, piper

Përgatitja

Vendosni në qumësht bukën dhe lëreni të zbutet. Më pas e nxirrni dhe e shtrydhni mirë qumështin nga buka. E vendosni te mishi dhe përzieni të gjithë përbërësit bashkë me duar deri sa të krijohet një masë homogjene. Formoni qoftet paksa petashuqe dhe i skuqni në vaj ulliri me zjarr mesatar, deri sa të gatuhen mirë edhe në brendësi.

Mund t’i shoqëroni me kos, të cilën mund ta përzieni me pak mustardë, spec të kuq pluhur, majdanoz dhe pak Shafran Indie.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!