Rreth 100 gr gjethe të thata të thërrmuara të arrës, si dhe 100gr gjethe të thërrmuara të sherebelës i marrim dhe i përziejmë mirë e mirë.
Këtë përzierje e përvëlojmë me 4 litra ujë të nxehtë. Përftesën e mbulojmë për rreth 2 orë, pastaj e kullojmë. Më pas sërish e ngrohmi derisa të jetë jo shumë e nxehtë për lëkurën. Në këtë tretësirë zhyten këmbët nga 20-30 minuta dhe ky veprim mund të përsëritet vazhdimisht kur personi ka djersitje të tepërt.


