Nga doktori i shkencave Sami Galanxhi
Majdanozi i egër përdoret kryesisht në sëmundjet respiratore që shoqërohen edhe me kollë e vështirësi frymëmarrjeje, por dhe në infeksionet e sferës uro-gjenitale, me rërë e gurë në aparatin urinar, ku bima tregon veprim diuretik të fuqishëm.
Për të gjitha këto raste shfrytëzohet çaj infuz:
1 lugë kafeje grimca bime në 1 gotë ujë valë dhe pas kullimit jepet nga 1 filxhan kafeje ose çaji (sipas moshës) 3 herë në ditë, para ose mbas bukës, me ëmbëlsim ose jo (sipas dëshirës) me pak sheqer ose mjaltë.
Me këtë çaj infuz rekomandohen dhe gargarizma të gojës dhe grykës, në pezmatimet e tyre në angina dhe në erën e keqe nga goja.


