Kryefaqja Lajm kryesor Reduktimi i 300 kalorive në ditë përmirëson një sërë treguesish shëndetësor

Reduktimi i 300 kalorive në ditë përmirëson një sërë treguesish shëndetësor

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Reduktimi i konsumimit ditor të kalorive me rreth 300 mund të përmirësojë numrin e një sërë treguesish shëndetësor, sipas një studimi të publikuar nga “Diabeti dhe Endokrinologjia Lancet”.

Në studim u përfshinë 218 të rritur me një indeks të masës trupore nga 22 – 27.9, që konsiderohet si shkalla normale e peshës dhe pak mbipeshë. Për një muaj, gjysma e pjesmarrësve konsumoi tre vakte në ditë që reduktoi rreth 25% të konsumimit ditor normal të kalorive. Ata gjithashtu morën pjesë në 6 muaj terapi individuale dhe në grup. Personat në grupin tjetër vazhduan dietën e tyre të zakonshme.

Grupi me kalori të reduktuara e vazhduan këtë dietë ushqimore për dy vite, por reduktimi mesatar i kalorive si përfundim ishte 12%, apo rreth 300 kalori në ditë. Nga fund ii periudhës dy vjeçare, personat në grupin me kalori të reduktuara arriti dhe mbajti një rënie në peshë prej 10% të asaj fillestare, 71% e sëcilës ishte masë dhjamore. Këta njerëz treguan gjithashtu përmirësime në kolesterolin total të tyre, tensionin e gjakut dhe nivelet e inflamacionit kronik, krahasuar me grupin e kontrollit (pa reduktim të kalorive).

Ndërkohë që humbja e peshës ishte një kontribues kryesor për këto përmirësime, studiuesit spekuluan se reduktimi i kalorive mund të shkaktojë gjithashtu një përfitim metabolik. Sipas tyre reduktimi i një numri të vogël kalorish është gjithashtu diçka që shumica e njerëzve mund ta bëjnë, duke përdorur strategji si kontrolli i porcioneve të vakteve dhe reduktimi i ngrënieve në darkë apo natën.

Burimi: Harvard Health Publishing

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here