Reflektim mbi vetëvrasjet, nga profesori i QSUT-së

Prof. Ariel Çomo – Reflektim mbi vetëvrasjet
Spitalet e kohëve moderne e kanë me vete edhe këtë fenomen. Numrat nuk tregojnë zbutje a reduktim. Agjensitë e administrimit të Spitaleve në vendet e mbara ku bëhen kujdesshëm llogaritë, e mbajnë atë mirë në vëmendje. Mjafton një hedhje syri tek faqja e Joint Commission amerikane për ta marrë ndjesinë. Gjithkund i frikësohen, ndërmjet të tjerave, edhe Imitueshmërisë. Është faktor i rëndësishëm. Të diturit e rëndësisë është tashmë, pjesë e dijes së rëndomtë komunitare. Vështirë të mos jetë në veshin a mendjen e opinion-bërësve të zakonshëm. S’është çudi edhe të konsumatorëve të opinion-bërjes. Është dije e mbritur në vetëdije kolektive, pra pjesë e civilizimit. Në praktikë përkthehet në hetim të vetvetes në rradhë të parë, për të minimizuar kontributin e mundshëm në Imitueshmëri. Sepse nuk ka rregull se ku ndikon: tek të afërmit a të largtët, të njohurit a të panjohurit.
Duket shumë e vështirë për ta konsideruar diskutimin publik të këtyre muajve të fundit si të shëndetshëm. Duket shumë më racionale nëse atij, pra llojit të diskutimit në Shqipërinë e 2020-tës, i bën akuzën e një faktori shumë të rëndësishëm. S’është çudi që sa më shumë heton nëpër studim-pas-studimi për këtë fenomen aq më shumë anon peshorja për nga lidhja shkak-pasojë. Detajet e studimeve edhe mund të jenë për profesionistët, kurse fabula e konkluzioneve është prej dekadash nëpër pafundësi manualesh e udhëzuesish për gazetarë, mësues, administratorë burimesh njerëzore a profesione të tjera ndërveprimesh njerëzore apo gatim informacionesh publike. S’është çudi të ketë të tillë edhe për profesionin e politikanit. Gjenden kollaj. Një rrugë e thjeshtë janë publikimet e OBSH-së.
Kujdesi dhe mos thellimi i dëmit nëpër raportime e diskutime publike mesa duket nuk është shumë i kollajtë. Por është emergjent tashmë për ambientin tonë.
Jo gjithmonë shpejtësia e lajmit, përshkrimet realiste dhe përplasjet e komenteve janë një e mirë publike. Edhe maturia, ndjeshmëria komunitare apo heshtja reflektive kur merr frymë thellë mund të jenë dobiplotë.

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU