Kryefaqja Lajm kryesor Refluksi gastro-ezofageal (GERD) dhe rreziqet e tij

Refluksi gastro-ezofageal (GERD) dhe rreziqet e tij

0
Shpërndaje

Refluksi gastro-ezofageal (GERD) është parë të ndodhë shpesh tek të moshuarit edhe pse nuk është një ndryshim normal i moshës. Ai ndodh kur sfinkteri i poshtëm ezofageal nuk mbyllet mjaftueshëm duke lejuar lëngjet gastrike, të cilat janë acide, të kthehen lart në ezofag.
Me kalimin e kohës refluksi shkakton inflamacion, i cili redukton dhe dëmton mukozën e
ezofagut.

Diagnoza

Simptomat tipike të reflukst janë: djegie kraharori, dhimbje retrosternale, regurgitim i
materialeve acide. Në qoftë se regurgitimi ndodh, shpesh, dhimbja e shkaktuar prej tij mund të imitojë atë të një ataku në zemër. Simptomat mund përkeqësohen pas një vakti të madh ushqimi me përmbajtje të lartë yndyrore ose pikante dhe pas konsumimit të alkoolit.

Ekzaminimet:
– Metodat diagnostikuese të GERD-it janë endoskopi e sipërme (gastro-ezofagoskopi)
dhe
– radiografi të përsëritura në kohë;
– pH-metria në ezofag është testi më i besueshëm.

Menaxhimi
Trajtimi i GERD-it ka për qëllim reduktimin e burimit të acarimit.
Ndryshimet e mëposhtme në dietë mund të jenë efektive:
• Shumë proteina, sa më pak yndyrna
• Evitimi alkoolit dhe i ngrënies së çokollatës
• Ngrënia në sasi të pakët dhe shpesh lejojnë një tretje më të lehtë.
• Mbajtja e një peshe trupore normale
Ngritja e kokës së krevatit gjatë natës, shmangia e shtrirjes deri në dy orë pas ngrënies,
mos veshja e rrobave shumë të ngushta apo korseve mund të ndihmojnë në lehtësimin e
simptomave.

Për trajtimin medikamentoz ka një sërë opsionesh të cilat janë: antiacidet, bllokuesit e
histaminës siç është ranitidina; ose PPI siç është omeprazoli.
Përfundimisht, kirurgjia mund të jetë e indikuar në rastet me hernie të madhe hiatale në të cilat stomaku protuberon nën junksionit gastro-ezofageal.
Në të moshuarit monitorimi i kësaj sëmundjeje është shumë i rëndësishëm, pasi ajo mund të çojë në ulcerat peptike ose në kacerin e stomakut.

Strategjia e trajtimit të sëmundjes së refluksit gastro-ezofageal:
(Pa ezofagit ose me ezofagit të shkallës së parë)
• Fillohet me masat e përgjithshme dhe përdoret anti H2 receptorët në dozë standarde për 4-6 javë
• Rezervohen frenuesit e pompës protonike PPI për ata me përmirësim shumë të vogël
të simptomave, dhe këto janë të përshtatshme për shumë pacientë në nivel parësor
• Në rast të kundërt kërkohet ekzaminim endoskopik (me ezofagit të shkallës së
rëndë).
Ezofagitis i shoqëruar me hemorragji, struktura, ose peptik ulcera të krijuara në ezofag
Barrett)
• Fillohet me frenuesit e pompës protonike për 8 javë 2 herë në ditë.
• Reduktohet trajtimi mbajtës me gjysmën e dozës fillestare nëse është e mundur
• Nëse pacienti ka qenë me hemorragji ose ulcera peptike, nevojitet konfirmimi i shërimit me endoskopi. Mundet të kërkohet mjekimi me doza 40mg në ditë omeprazol.
Në simptomat atipike p.sh.: (simptoma respiratore, dhe që kanë lidhje me veshin, hundën
dhe fytin)
• Zgjatet mjekimi me frenuesit e pompës protonike me doza të larta p.sh.: omeprazol
40mg në ditë, për një kohë më të gjatë se 8 javë.
• Nëse nuk përmirësohet në këto raste duhet konsideruar ndërhyrja kirurgjikale

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here