Reforma në drejtësi? Nuk ka më kohë për të humbur!

drejtesi

Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile u mblodhën sot dhe i bënë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të përshpejtojë procesin e dhënies së vendimit për reformën në drejtësi, ndërsa u shprehën se do të ndjekin me vëmendje çdo hap të shqyrtimit të kësaj çështjeje. Deklarata e pltoë është më poshtë.

DEKLARATË

Ne, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të angazhuar në mbrojtje të të drejtave të njeriut, fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe interesat legjitime të shtetasve, shprehim shqetësimin tonë për ecurinë e ngadaltë të zbatimit të reformës të dakordësuar mes të gjithë deputetëve më 22 korrik 2016. Tashmë që Komisioni i Venecias u shpreh zyrtarisht mbi pyetjet e adresuara, Gjykata Kushtetuese duhet ta shqyrtojë me përparësi çështjen e Ligjit të Vetingut! Përveç realizimit të interesit qytetar, zbatimi i kësaj reforme është parakusht për të ardhmen tonë në Bashkimin Evropian.

Ne jemi të vetëdijshëm që çdo ankesë kushtetuese meriton një shqyrtim të paanshëm juridik në Gjykatën Kushtetuese, por njëkohësisht çmojmë se në këtë rast Gjykata duhet të vendosë sa më shpejt.

Duke besuar që Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë me përgjegjshmëri të lartë opinionin e Komisionit të Venecias, si autoriteti më i urtë dhe i gjithëpranuar, ne do të ndjekim me vëmendje çdo hap të shqyrtimit të kësaj çështjeje, si dhe të zbatimit të reformës në tërësi, për të siguruar mbrojtjen e interesave të qytetarëve!

Qytetarët shqiptarë e duan reformën në drejtësi. Nuk ka më kohë për të humbur!

KOALICIONI “DREJTËSI PËR TË GJITHË”, PËRFAQËSUAR NGA:

  1. Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale – ALTRI
  2. Shërbimi Ligjor Falas Tiranë – TLAS
  3. Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri – AWEN
  4. Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, Vlorë
  5. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara – ADRF
  6. Koalicioni Kombëtar i Strehëzave Anti-Trafikim – KKSAT
  7. Balkan Youth Link Albania – BYL-A
  8. Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri – IRCA
  9. Rrjeti i Grave për Demokraci – WDN Al
  10. Fondacioni: Qendra Rajonale “Syri i Medias së Re”, Gjirokastër
  11. Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara
  12. Qendra “Res Publica”
  13. Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri – AmCham
  14. Shoqata “Tjetër Vizion”, Elbasan
  15. Organizata “Të ndryshëm dhe të Barabartë”
  16. Qendra Evropiane
  17. Shoqata “Together for Life”

SI DHE ORGANIZATA TË TJERA TË SHOQËRISË CIVILE, SI MË POSHTË:

  1. Civil Rights Defenders
  2. Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome
  3. Organizata Ushten
  4. Albanian Innovation Accelerator – AIA
  5. Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile Durrës – CSDC
  6. Instituti i Evropës Juglindore për Kontratën Sociale – SSCI
  7. Zëri i Integrimit
  8. Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike – ANTTARC
  9. Instituti për Promovimin e Zhvillimit Social Ekonomik – IPSED
  10. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim – IDN
  11. Instituti Shqiptar për Zhvillim Politikash
  12. INFOCIP
  13. Instituti për Demokraci dhe Zhvillim
  14. Gruaja dhe Media

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu