Kryefaqja Shendeti a-z D Regjimi ushqimor që mund të kthejë diabetin

Regjimi ushqimor që mund të kthejë diabetin

0
Shpërndaje

Blerina Bombaj, dietologe

A është Diabeti tip 2 i kthyeshëm?

Diabeti është një sëmundje që lidhet me funksionin e qelizave “beta” të pankreasit. Në diabetin tip 2, këto qeliza nuk prodhojnë mjaftueshëm insulinë, hormonin që rregullon sheqerin në gjakun tonë. Në momentin që ne diagnostikohemi me diabet, gjysma e qelizave beta të pankreasit mund të jenë shkatërruar. Nëse bëjmë një provë, vendosim qelizat beta në një epruvetë me dhjamë, ato do ta përpijnë atë dhe do vdesin. Një rritje e vazhdueshme e yndyrave në gjak, është e dëmshme për këto qeliza. Por jo çdo lloj yndyre, ato te ngurtat kryesisht dhe kolesteroli. Një efekt i tillë nuk shihet kur qelizat beta ekspozohen në vaj ulliri apo vaj avokadoje. Pra, çfarë e shkakton diabetin? Një dietë hiperkalorike, e pasur në yndyra shtazore, me një predispozitë gjenetike. Por sigurisht, ashtu sikurse jo çdo duhanpirës pëson kancer të mushkërive, jo çdo person që ha shumë do të shfaqë diabet, dhe sikurse duhanpirja thuhet se shkakton kancer të mushkërive, edhe dietat hiperkalorike dhe me shumë yndyrë shtazore, thuhet të shkaktojnë diabet.
Që diabeti tip 2 mund të kthehet pas një reduktimi ekstrem të ushqimit, është e njohur prej pothuaj një shekulli. Fillimisht është vënë re nga një mjek francez, i cili konstatoi se glukoza u zhduk nga urina e pacienteve te tij ne periudhën e mungesës së theksuar të ushqimit, gjate luftës franko-prusiane. Kjo është provuar edhe në eksperimente: kur i lë njerëzit në grevë urie, mund të kthesh diabetin duke normalizuar sheqerin ne gjak. Në një studim të publikuar në revistën “Diabetologia” në 2011, është vërejtur se defektet e e qelizave beta të pankreasit janë normalizuar në mungesë të menjëhershme të furnizimit me kalori. Diabetologët janë koshient për faktin se personat me diabet qëe shfaqin vullnet të hekurt për të ulur peshën e tepërt dhe për të mbajtur regjim strikt, mund të normalizojnë metabolizmin e sheqerit. Është detyrë e mjekëve të evidentojnë këtë kategori njerëzish, të cilët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të hequr qafe diabetin. Këta janë njerëzit e motivuar për shëndetin. Janë këta pacientë ata që mund të trajtohen vetëm me këshillim, për të ulur 20% te peshës se tyre me një probabilitet të lartë për te shpëtuar nga kjo sëmundje. Në të kundërt, kur personat e prekur nuk janë të motivuar dhe te gatshëm për ndryshime në regjimin e tyre, mjekët duhet të fillojnë terapinë normale me ilaçe. Fatkeqësisht, terapia mjekësore e diabetit mund të përkeqësojë peshën trupore, duke shkaktuar një cikël vicioz me rezultat obezitetin.

A nuk ka një mënyrë më të mirë për ta zgjidhur?

Në vend që të hyni në grevë urie, po sikur të ushqeheni me mirë? Një dietë që thekson gjithë perimet jeshile, perimet pa amidon, si speca, presh, qepe, domate, kërpudha, lakër dhe lulelakër në sasi pa limit, fasule, fruta te thate dhe fara, drithëra integrale, 90% bimore.

Regjimi që normalizon sheqerin në gjak:

  • 1 sallatë e madhe në ditë, të paktën 500gr perime të freskëta, të pa gatuara
  • 1 supë me fasule dhe perime
  • Një dorë fara dhe fruta të thatë
  • 3-4 fruta në ditë, në mes vakteve
  • 1 racion të bollshëm perime të ziera, me kërpudha, qepë ose perime të tjera pa amidon
  • Vetëm 1 racion perime me amidon ose drithëra: kungull të verdhë, oriz të egër, tërshërë, kuinoa, hikerror
  • Evitimi i çdo yndyre, përveç vajit te ullirit, evitimi i ëmbëlsirave dhe çdo produkti me miell të bardhë
  • Kufizimi i produkteve shtazore ne me pak se 350gr /jave, perfshire edhe peshkun.

Studimi

13 pacientë me diabet qe ndoqën një dietë të tillë për 6 muaj, patën një rezultat mbresëlënës në treguesin më të mirë të kontrollit të diabetit – hemoglobinen e glukozuar, e cila duhet të jetë nën 7%. Pacientët kishin rreth 7 vite me diabet. Me pas ata filluan një diete si kjo që përshkruam, në muajin e 4t, te gjithë e ulen hemoglobinën e glukozuar poshtë 7-ës! Pas 7 muajsh, ata arritën shifrën normale te 5,8% që tregon një person pa diabet. Edhe pse ky studim ishte pilot, pa një grup kontrolli, pak pjesëmarrës, një studim retrospektiv i cili hyn ne studimet e dobëta, magnituda e rezultatit te kësaj diete, e cila është quajtur – Dieta e Larte në Dendësi Ushqyese, tregon se ky regjim ushqimor mundet vërtet të jetë shume efektiv për disa pacientë.

Të dhënat e reja

Vetëm pak muaj më parë, revista mjekësore “The Lancet” ka publikuar të dhënat e para të studimit DiRect (Diabetes Remission Diet Clinical Trial), i cili vlerësoi efektin e regjimit ushqimor në kthimin e Diabetit Tip 2, të cilat vijnë nga 306 pacientë të ndjekur në 44 qendra shëndetësore në Angli dhe Skoci. Këto të dhëna konfirmojnë rezultatet entuziaste të sipërpërmendura. Dieta dhe rënia në peshë, mund të bëjnë shumë më tepër se sa është menduar deri me sot, pa asnjë efekt anësor.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here