Regjistrimi i të dhënave shëndetësore për qëllime të kujdesit ndaj pacientit

Çdo pjesë e informacionit në lidhje me personin fizik që i referohet shëndetit të tij (më poshtë: “të dhëna shëndetësore”) mund të përpunohet për qëllime parandaluese, të shërbimit diagnostikues, të shërbimit të kujdesit shëndetësor, nëse të dhënat janë përdorur nga profesionistët e shëndetit apo persona të tjerë që i nënshtrohen detyrimit për ruajtjen e konfidencialitetit.

  1. Vetëm të dhënat shëndetësore që janë të nevojshme dhe të rëndësishme për parandalimin, diagnostikimin e shërbimit të kujdesit shëndetësor duhet të regjistrohen. Tërësia e të dhënave që janë të nevojshme për trajtim mjekësor përcaktohet rast pas rasti nga profesionistët e shëndetësisë.
  2. Kontrolluesi, kur mbledh të dhëna shëndetësore, informon subjektin e të dhënave për objektin dhe qëllimin për të cilin të dhënat personale janë duke u përpunuar, personin që do të përpunojë të dhënat, mënyrat e përpunimit. Kontrolluesi informon subjektin e të dhënave mbi të drejtën për akses dhe të drejtën për të korrigjuar të dhënat në lidhje me të.
  3. Ofruesit e kujdesit shëndetësor duhet të njoftojnë Komisionerin për mbrojtjen e të dhënave për përpunimin e të dhënave personale.

Njoftimi përmban:

  1. a) emrin dhe adresën e kontrolluesit;
  2. b) qëllimet e përpunimit të të dhënave personale;
  3. c) kategoritë e subjekteve të të dhënave dhe kategoritë e të dhënave personale;
  4. d) marrësit dhe kategoritë e marrësve të të dhënave personale;
  5. e) propozime për transferime ndërkombëtare që kontrolluesi synon të kryejë;
  6. f) një përshkrim të përgjithshëm të masave për sigurinë e të dhënave personale. Përmbajtja dhe vërtetësia e njoftimit kontrollohen rregullisht nga personi i caktuar nga drejtuesi i institucionit, siç përcaktohet në Kreun VI.

Ky artikull u prodhua nga “Together for Life” në kuadër të projektit “Të drejtat e pacientëve në sistemin e drejtësisë”, si pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Save the Children në partneritet me Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara. Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e vetme e “Together for Life” dhe jo domosdoshmërisht paraqet pikëpamjet e Bashkimit Evropian, Save the Children dhe Qendrës së Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.

 

Postime të ngjashme

Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?