Regjistrohet e infektuara e parë me Covid-19 nga stafi shëndetësor në Kosovë

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë se një ditë më parë ka regjistruar personin e parë të infektuar nga stafi shëndetësor me koronavirus.

“Rasti i koleges tonë nuk do të na dekurajojë dhe demotivojë që së bashku me kolegët e tjerë të ofrojmë ndihmën mjekësore për pacientët tonë. Këtë do ta bëjmë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash”, është thënë në njoftimin e Klinikës Infektive.

Aktualisht në këtë Klinikë është thënë se janë duke u trajtuar 34 pacientë.

Duke marrë parasysh të dhënat e fundit, aktualisht në Kosovë është raportuar për 86 persona të infektuar me Covid-19.

Deri më tani në Kosovë është shënuar 1 viktimë nga Covid-19.

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur