E dini rëndësin e Kaliumit dhe ushqimet që janë të pasura me të?
Kaliumi është një metal ,i treti nga ana e sasisë në trupin tone,pas kalciumit dhe fosforit.
Veshkat janë organi kryesor i trupit tonë për të ruajtur ekuilibrin e kaliumit. Kushtet që mund të ndryshojnë balancën janë diarreja, të vjellat, përdorimi i barnave të caktuara dhe çrregullimi i funksionit të veshkave dhe funksioni i tij kryesor është të “bashkëpunojë” me natriumin për të patur një ekuilibër.
Ushqime të pasura me kalium:
– kajsi, banane, kumbulla të thata, rrush të thatë.
– kunguj, qepë, kërpudha, bamje, spinaq, thjerrëza
– patate, oriz ngjyrë kafe, makarona integrale
– bajame, fara luledielli, gështenja, farat e susamit
– pulë, mish lope, trofë, sardele, salmon, mëlçi
– Gjithashtu në kafe dhe kakao/Rolina Naco


