Në podcastin “Shëndet!”, mjekja pediatre Mirela Dibra tha se ka shumë rëndësi ajo vendosja lëkurë më lëkurë mes nënës dhe fëmijës, pas lindjes. Kjo, sipas mjekes, sepse “mbi lëkurën e nënës sepse fëmija kolonizon lëkurën e vetë, konolizon gojën e vetë sepse të gjithë mukozat e tij të brendshme të marrin mikrobet e mira për një rregullim të imunitetit.”
Mjekja gjithashtu foli edhe për dhënien e kulloshtrës së bebit.
“Është ajo që e quajmë lëngu i artë apo vaksina e parë nga goja që nëna i jep fëmijës së vetë. Pikat e kulloshtrës kanë antitrupa të gatshëm që kanë faktorë anti-infektivë, kanë polisaharide të cilët bëjnë sinkronizimin e imunitetit të fëmijës”, tha Mirela Dibra.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në kanalin YouTube: Gazeta Shëndeti